Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Kosta Rika, me nënsekretaren amerikane për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Uzra Zeya.
Gjatë takimit Osmani ka theksuar se Kosova qëndron në të njëjtën vijë me aleatët e saj në mbrojtjen e vlerave demokratike.
“Në këtë kohë kur demokracitë anë e mbanë botës janë bërë cak i drejtpërdrejt i tendencave gjithnjë e në ngritje autoritare, Samiti për Demokraci është platforma që ka bashkuar vendet nga 4 anët e globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato”, tha Osmani, njofton Presidenca.
Osmani gjendet në Kosta Rika ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi, Rodrigo Chaves.
-
Osmani takon zyrtaret amerikane, siguria çështje diskutimi
-
Osmani udhëton për në Kosta Rikë, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri
-
Osmani tregon temat të cilat do t’i diskutojë në Samitin për Demokraci
-
Osmani: Kosova, vendi më pro-evropian dhe më i sigurt në Evropë
-
Osmani: SHBA-ja e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB