Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar zyrtarë amerikanë gjatë vizitën në San Salvador.
Ajo ka takuar nënsekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare dhe ndihmëssekretaren e Shtetit. Kanë diskutuar për sigurinë, tregtinë e zhvillimin ekonomik.
“Një fillim i mbarë i ditës me partnerët tanë amerikanë! Në San Salvador, u takova me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes. Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau
-
Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Zëvendëssekretari i Shtetit diskuton me Osmanin për fushat e mundshme të bashkëpunimit
-
Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në
-
Osmani në SHBA thekson rëndësinë e forcimit të raporteve, sidomos në mbrojtje e ekonomi