Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën mori pjesë në një takim tradicional në New York të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.
“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Në takim ishte presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dhe ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.
-
Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së
-
Osmani i kërkon Kallasit heqjen e plotë të masave: Kosova ka përmbushur kushtet
-
Osmani ia rithekson Kallasit domosdoshmërinë për heqjen e masave ndaj Kosovës
-
Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe hapjen e perspektivës evropiane
-
Kallasi viziton për herë të parë Ballkanin Perëndimor, por nuk vjen në Kosovë