Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Panama dhe Kosta-Rikë.
Presidenca ka njoftuar se Osmani në Panama do të takohet me homologun e saj Laurentino Cortizo Cohen, e po ashtu në Kosta-Rikë do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri Rodrigo Chaves.
“Gjatë vizitës në Panama, presidentja Osmani do të pritet në takim nga homologu Laurentino Cortizo Cohen, teksa do të zhvillojë takime edhe me institucione dhe organizata të tjera. Në këtë vizitë, Presidentja Osmani pritet të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Nënë Terezës, si dhe në një Forum të përbashkët me ministren e punëve të Jashtme të Panamasë, znj. Erika Mouynes. Pas vizitës në Panama, presidentja me ftesë të presidentit të Kosta Rikës, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij shteti, z. Rodrigo Chaves. Kosta Rika sipas datës së njohjes, është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa vizita e Presidentes Osmani është e para e një lideri të Kosovës në këtë shtet”, njofton Presidenca.
-
Osmani udhëton për në Kosta Rikë, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri
-
Osmani do të marrë pjesë në përurimin e shtatores së Shën Terezës në Panama
-
Osmani: Në Washington do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave me Bahamas
-
Osmani e presidenti kolumbian diskutojnë për “fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë