Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.
Në një postim në Facebook Osmani ka shkruar se si Kosova ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anekënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës.
“Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, ka shkruar Osmani.
Presidnetja ndodhet në një vizitë pune në Kolumbi. Sipas Presidencës ajo do ta bëjë edhe inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.
-
Osmani e presidenti kolumbian diskutojnë për “fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”
-
Osmani udhëton për vizitë pune në Kolumbi
-
Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO
-
Të hënën dhe të martën mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
-
Costa takohet me Osmanin