Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nderuar me pritje ceremoniale shtetërore, kreun e shtetit të Antigua dhe Barbuda dhe Guvernatorin e Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonjën e Parë Lady Sandra Williams në prag të Forumin për Gratë Paqen dhe Sigurinë.
Krahas pjesëmarrjes së kreut të shtetit të rajonit të Karaibeve, Zyra e presidentes Osmani ka njoftuar se në Kosovë për këtë forum tashmë ka arritur edhe ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo si dhe përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Irene Fellin. Më 2 dhe 3 qershor, në Prishtinë do të mbahet Forumi me titull "Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë", ku do të ketë çështje të shumta si kontributin e grave për paqe dhe siguri, dhunën me bazë gjinore në konflikte të armatosura, por edhe adresimi i sfidave globale të shëndetit mendor.
Po ashtu ka mbërritur edhe ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore, të trafikut, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.
-
Osmani: Prania e Ushtrisë së SHBA-së, jetike për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon
-
Shtatë shtete mosnjohëse nën “llupën” e Kosovës në Bordin e Paqes
-
Rubio falënderon Kosovën për përfshirjen në Bord të Paqes
-
Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO
-
Osmani udhëton në SHBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes