Presidentja, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi.
Sipas njoftimit të Presidencës në kuadër të vizitës, Osmani do të zhvillojë takime dypalëshe me presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efrain Cepeda.
“Gjatë vizitës së punës në Kolumbi, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt”, thuhet në njoftim.
Në agjendën e presidentes Osmani thuhet se do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë.
Presidentja Osmani gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëjë edhe inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.
-
Osmani e presidenti kolumbian diskutojnë për “fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë
-
Osmani udhëton në SHBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes
-
Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
-
Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë