Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka konfirmuar “angazhimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar thellimin e partneritetit me administratën e re amerikane, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike”.
Siç ka bërë të ditur Presidenca, Osmani dhe Prattipati kanë diskutuar të enjten për zhvillimet e fundit në vend dhe përkushtimin e Kosovës për të ruajtur stabilitetin e për t’i çuar përpara reformat demokratike.
Në takim, është folur edhe për pjesëmarrjen e delegacionit presidencial të Kosovës në aktivitetet inauguruese të presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.
-
Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend
-
Osmani-Prattipatit: Kosova beson në lidershipin e Trumpit
-
Osmani: Me administratën Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit
-
Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë
-
Osmani takohet me Prattipatin, diskutohet edhe për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes