Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të hënën kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstutimin e Kuvendit.
Presidenca ka njoftuar se Osmani është takuar me Limajn pas kërkesës së pranuar nga Nisma Socialdemokrate.
“Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas kërkesës së pranuar nga Nisma Soicaldemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir Limaj”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.
Osmani të enjten i priti liderët e katër partive kryesore: Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Po ashtu u takua edhe me përfaqësuesit e subjekteve politike të komuniteteve joshumicë.
-
Osmani takon Limajn: Respektimi i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit është detyrim
-
Presidentja thërret në takim liderët politikë
-
Osmani u bën thirrje liderëve politikë që ta konstituojnë Kuvendin brenda afatit 30-ditor
-
Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet në këto momente Limaj
-
Limaj: S’kemi ftesë nga Osmani, jemi për një qeveri të shumicës