Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar të premten një takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit.
Takimi vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e 26 qershorit për konstituimin e Kuvendit.
Presidentja Osmani theksoi se respektimi i këtij afati është detyrim i qartë kushtetues dhe kërkoi veprim në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit ndërmjet subjekteve parlamentare, në funksion të interesit qytetar dhe vazhdimësisë demokratike të institucioneve.
Kjo është pjesë e një serie takimesh që presidentja ka zhvilluar me të gjitha partitë parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe. Në një konferencë të mbajtur dje, ajo paralajmëroi se javën e ardhshme do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarim mbi veprimet që duhet të ndërmerren në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit.
-
Osmani takohet me Limajn, në vazhdën e konsultimeve lidhur me konstituimin e Kuvendit
-
Osmani: Shpresoj sa më shpejt të krijohen institucionet
-
Osmani të martën dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit
-
Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve
-
Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për pasojat nëse Kuvendi nuk konstituohet në afat