Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani për deklaratat e Lajçakut: Shqetësuese, nuk kanë të bëjnë fare me realitetin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se deklaratat e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk kanë të bëjnë fare me realitetin.

“Sa i përket konstatimit të tij lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, e them se gjatë takimit kam deklaruar se duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe nuk mund të themelohet asnjë pushtet i tretë e aq më pak organe me kompetenca ekzekutive në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Citimet e tij i shoh shqetësuese dhe ato nuk kanë fare të bëjnë me realitetin, realiteti është ajo që ne e kemi lëshuar si komunikatë zyrtare nga takimi me të”, tha ajo.

Osmani thotë se ajo që ka deklaruar Lajçaku në Serbi nuk është e vërtet, teka shton se si kryeparlamentare nuk është pajtuar asnjëherë që Asociacioni të themelohet duke u bazuar në Marrëveshjen e 2015-s.

“Ajo që ka deklaruar Lajçak në Serbi nuk është e vërtet. Si kryetare e Kuvendit nuk e kam thënë që pajtohem se Asociacioni të themelohet edhe në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015 por e kam thënë të kundërtën që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin”, ka shtuar ajo. 

Lajçak kishte thënë në Beograd se “Kushtetuta nuk është Bibël dhe se Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin”.

Edhe Osmani: Lajçaku i mirëpriti shqetësimet për drafstatutin, tha se mund të akomodohen Arbëri Osmani: Lajçaku i mirëpriti shqetësimet për drafstatutin, tha se mund të akomodohen

Ndërkaq, nga mbledhja e kryesisë Osmani ka njoftuar se është vendosur mbi mbajtjen e tri nga pesë interpelancat me kryeministrin Avdullah Hoti të propozuara nga deputetët e Kuvedit të Kosovës, më 21 tetor. Tri interpelancat të mërkurën përfshijnë temat lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, mini-schengenin dhe qëndrimin e Qeverisë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.