I gjithë spektri politik e ka kundërshtuar deklaratën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me ndryshimin e Kushtetutës së vendit.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur këtë deklaratë si të pavend e të pamatur. Ai ka shtuar se themelimi i Asociacionit të Komunave serbe duhet bërë në bazë të ligjeve në fuqi, raporton KOHA.
Reagime ka pasur edhe nga Ekzekutivi.
Sipas kryediplomates Meliza Haradinaj, Lajçaku po tenton ta kthejë idenë e korrigjimit të kufijve.
Kurse sipas bashkëpartiakut të Haradinajt, Muharrem Nitaj, pala kosovare duhet ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut nga procesi i dialogut.
Për deklaratën e Lajçakut ka folur edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e pranishme në takimin që emisari ka pasur me këtë parti. Ajo ka theksuar se aty nuk është diskutuar asociacioni.
Edhe
BE-ja: Lajçak u keqinterpretua, ndryshimet kushtetuese vlejnë edhe për Beogradin
Skandaloze e ka cilësuar atë edhe deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi. Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës assesi nuk duhet të ndërrojë për shkak të Asociacionit.
Si sinjale të para të presionit të BE-së ndaj Kosovës po i cilëson deklaratat e Lajçakut Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus”.
“Kushtetua nuk është Bibël, ajo mund të ndryshojë”, deklaroi të premten gjatë një vizite në Beograd, Miroclav Lajçak, kur foli për Asociacionin e Komunave Serbe. Pala serbe në vazhdimësi ka insistuar që ky asociacion të ketë edhe kompetenca ekzekutive.
-
Isa Mustafa e quan “të pamatur, e të pavend” komentin e Lajçakut
-
Haradinaj-Stublla për deklaratat e Lajçakut: Synimi i vërtetë, kthimi i idesë së shkëmbimit territorial
-
Qeveria e Kosovës hesht pas paralajmërimit të Lajçakut për ndryshim të Kushtetutës
-
Smaka: Deklarata e Lajçakut shqetësuese, erdhi në mënyrë urdhëruese