Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për stabilitet afatgjatë në Ballkan. Ajo ka takuar të premten kongresistet Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati dhe delegacionin e Kongresit.
Në takim, përveç situatës aktuale politike dhe të sigurisë në vend, u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus të veçantë në fushën e mbrojtjes, investimeve dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi Presidenca.
“Presidentja Vjosa Osmani theksoi se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për të garantuar stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Ajo nënvizoi se sa herë që SHBA-ja ka qenë e përfshirë dhe ka luajtur rol aktiv në rajonin tonë, janë arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe është shënuar përparim i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.
Osmani ka theksuar se angazhimi i trupave amerikane në Kosovë ka qenë themelor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në momentet më të vështira.
“...bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është po ashtu jetik për realizimin e synimeve euroatlantike të vendit, që mbeten qëllim i palëkundur për Republikën e Kosovës”, ka thënë Osmani.
-
Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë
-
Osmani: Formula e Trumpit, “paqe përmes forcës”, është ajo që funksionon në Ballkan Perëndimor
-
Osmani: Aleanca me SHBA-në mbetet boshti i pathyeshëm
-
Presidentja Osmani takohet me zyrtarin e lartë të DASH-it, Brendan Hanrahan
-
Osmani: Do të angazhohem me administratën Trump për ta ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë