Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë titullin "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti publik i Ankarasë. Ajo shkroi në Facebook se çmimi iu nda për respekt ndaj marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
“Nder i dyfishtë ta pranoj çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti prestigjioz i Ankarasë, e posaçërisht nga Fakulteti Juridik. Ky çmim është respekt ndaj marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë, por edhe për popujt, stafin akademik dhe studentët tanë”, ka shkruar Osmani.
Tash e disa ditë, Osmani po qëndron në Turqi, derisa të dielën është takuar me mërgimtarët.
“Mërgata jonë kudo është shpirti dhe zemra e Kosovës. Pata nderin t'i takoj, t'i përgëzoj dhe t'i uroj që Kosovën ta shohin jo vetëm si vend ku i vizitojnë familjarët e të afërmit, por edhe si mundësi për investime”.
Nder i dyfishtë ta pranoj çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti prestigjioz i Ankarasë, e posaçërisht nga...
Posted by Vjosa Osmani on Monday, February 28, 2022
-
Osmani e ambasadori turk flasin për ushtrinë e futbollin
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
UP-ja kritikohet për çmimin që ua ndau Osmanit dhe Kurtit
-
Universiteti i Prishtinës ndan çmimin “Alumni i Nderit” për Osmanin e Kurtin
-
Osmani pranon letër nga Trumpi, e falënderon për bashkëpunimin me SHBA-në