Roli i Turqisë në forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në çështjen e njohjeve, por edhe përballja e ardhshme në futboll Kosovë-Turqi, ishin disa prej temave të diskutuara në takimin e presidentes Vjosa Osmani me ambasadorin e Turqisë në Kosovë Sabri Tunç Angili.
Siç ka njoftuar Presidenca e Kosovës, të dyja palët kanë riafirmuar përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit. Presidenca i ka cilësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet Kosovë-Turqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe zhvillimet aktuale. Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, si historikisht ashtu edhe gjatë mandatit të saj, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë. Presidentja vlerësoi rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përkrahjen e Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare. Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angılı dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në takim, sipas njoftimit, u përmend edhe ndeshja finale e plejofit për kualifikimin në Botërorin e futbollit. Kosova do ta presë Turqinë të martën, më 31 mars. E sipas njoftimit nga Presidenca, në takim “u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë”.