Presidentja, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani do të pritet nga nikoqiri i takimit, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, si dhe nga presidentët e dy shteteve bashkëthemeluese të Procesit Bërdo Brione, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
“Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, presidentja Osmani do të mbajë fjalim, gjersa do të realizojë takime edhe me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse”, thuhet në njoftim.
Takimi vjetor i liderëve thuhet se do të fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në BE.
“Në sesionin kryesor të liderëve, presidentja Osmani do të flasë për përkushtimin e Kosovës për integrim të plotë në institucionet euroatlantike, për paqe dhe siguri të qëndrueshme, si dhe për bashkëpunim rajonal”, thuhet në njoftim.
-
Osmani takon Begajn në Bërdo Brione: Për t’i koordinuar qëndrimet e shteteve simotra
-
Osmani takohet me presidentin kroat Milanoviq, e falënderon për mbështetjen
-
Osmani nis takimet me liderë në kuadër të Samitit për Ukrainën
-
Osmani udhëton në SHBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes
-
Osmani takon liderët opozitarë për Bordin e Paqes