Arbëri

Osmani merr Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar të hënën në Vjenë me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergj”. 

Ceremonia u organizua nga Fondacioni Pan-Evropian. 

“Sot, në zemër të Evropës, në Vjenë, pranova me respekt Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të veçantë organizuar nga PanEuropa. Dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ky është një nderim për Repubikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri. Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!” – ka shkruar Osmani në Facebook.