Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të Albrightit

Osmani: Falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të Albrightit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur Madeleine Albrightin “gardiane të lirisë e demokracisë” dhe zë i fuqishëm i popullit të Kosovës.

Ajo, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën morën pjesë në ceremoninë mortore për ish-sekretaren amerikane, Albright. Ajo vdiq më 23 mars.

“Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani shtoi se Kosova do ta mbrojë demokracinë dhe se miqësia me Amerikën është e përjetshme.

E, Kurti në Twitter shkroi shkurt se bashkë me presidenten i dhanë lamtumirën e fundit personit që ka bërë shumë për popullin shqiptar, lirinë dhe paqen.

 

Artikuj të ngjashëm