Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar Madeleine Albrightin në dyvjetorin e vdekjes, duke thënë se Kosova do të jetë gjithmonë ndaj ish-sekretares amerikane të Shtetit.
Në “X”, Kurti ka shkruar se Albright ishte avokate e vendosur për vlerat amerikane jashtë vendit.
“Kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, një avokate e vendosur për vlerat amerikane jashtë vendit. Kosova do të jetë gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohëse për përkrahjen e saj ndaj ndërhyrjes së NATO-s, e cila ndaloi krimet e papërshkrueshme të gjenocidit”, ka shkruar Kurti.
Albright vdiq në moshën 84-vjeçare.
Albright ishte sekretare në kohën kur shpërtheu lufta në Kosovë. Ajo vlerësohet se ka pasur ndikim të madh për ta bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.
Ajo ka qenë sekretare e Shtetit në periudhën 1997-2001, kur president i SHBA-së ishte Bill Clinton.
Edhe
Ambasada e SHBA-së në 3-vjetorin e vdekjes së Albrightit: Shpëtoi shumë jetë
Albright e ka vizituar Kosovën tri herë, në vitin 1999 kur ishte ende sekretare, si dhe në vitin 2005 dhe 2019. Në vitin 2005, ajo mbajti fjalim në Kuvendin e Kosovës.
Albright ka lindur më 15 maj 1937 në Pragë. Ajo ishte gruaja e parë që mbajti postin e sekretares amerikane të Shtetit.