Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani nderon Albrightin në dyvjetorin e vdekjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar veprën e ish-sekretares Madeleine Albright në dyvjetorin e vdekjes së saj.

Osmani ka bërë homazhe para bustit të Albrightin në Prishtinë të shtunën.

“Trashëgimia e saj është skalitur jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në strukturën e vendit tonë. Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj të pamëshirshëm për lirinë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar presidentja e Kosovës.

Albright vdiq në moshën 84-vjeçare.

Albright ishte sekretare në kohën kur shpërtheu lufta në Kosovë. Ajo vlerësohet se ka pasur ndikim të madh për ta bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Ajo ka qenë sekretare e Shtetit në periudhën 1997-2001, kur president i SHBA-së ishte Bill Clinton.

Albright e ka vizituar Kosovën tri herë, në vitin 1999 kur ishte ende sekretare, si dhe në vitin 2005 dhe 2019. Në vitin 2005, ajo mbajti fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Albright ka lindur më 15 maj 1937 në Pragë. Ajo ishte gruaja e parë që mbajti postin e sekretares së Shtetit amerikan.

 

Artikuj të ngjashëm