Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani e Pelosi diskutojnë për demokracinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit të enjten nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi. Në takim, sipas njoftimit të Osmanit, u diskutua për raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për sukseset e demokracisë në Kosovë.

“E kam njoftuar kryetaren Pelosi për sukseset e Kosovës si një demokraci e konsoliduar si dhe për reformat që po ndërmarrim e po ashtu për sfidat me të cilat përballemi, të cilat do t’i tejkalojmë kur e kemi në krah aleatin tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Osmani në Facebook.

Osmani me kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën morën pjesë në ceremoninë mortore për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, në Washington.

 

Isha e nderuar të pritem në takim sot nga Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të...

Posted by Vjosa Osmani on Thursday, April 28, 2022