Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani në Washington flet për gjendjen e sigurisë në Ballkan

Osmani në Washington flet për gjendjen e sigurisë në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e përmbylli vizitën në Washington me darkën e shtruar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi, për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut.

Aty është diskutuar edhe gjendja e sigurisë në Evropë dhe në veçanti në Ballkan, ka bërë të ditur Zyra e Presidentes të mërkurën.

“Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në komunikatën nga Presidenca.

Osmani takoi edhe kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, senatorët Bob Menendez e Lindsay Graham, kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë të tjerë.

Osmani qëndroi në Washington me ftesë të organizatorëve të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut.