Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih (MSC).
Gjatë qëndrimit të saj atje, Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, njoftoi Presidenca.
Përveç takimeve bilaterale, Osmani do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen përgjatë konferencës.
Konferenca e Sigurisë në Munih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.
-
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih
-
Osmani e Kurti marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih
-
Kurti niset drejt Gjermanisë për Konferencën e Sigurisë
-
Osmani takohet me presidentin e Estonisë, diskutojnë për sfidat e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih