Presidentja Vjosa Osmani ka takuar të shtunën ish-udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Osmani e ka quajtur Pelosin mike të vërtetë për popullin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithmonë nder i veçantë për t’u takuar Pelosi, një mike e vërtetë e popullit të Kosovës. Gjithmonë kënaqësi të diskutojmë për vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ajo.
Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka realizuar edhe disa takime të rëndësishme, ndër të cilët ai me kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock.
Always a unique honor to meet with @SpeakerPelosi, a true friend to the people of Kosovo. It's always enriching to catch up and discuss the shared values that unite Kosovo and the United States. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/g4l2iGTJMb
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 13, 2024