Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump.
Ajo ka thënë se ka pasur “një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore” me Trumpin.
“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja ka theksuar dhe aleanca me SHBA-në mbetet boshti i pathyeshëm.
“Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shtuar tutje.
-
Osmani: Aleanca me SHBA-në mbetet boshti i pathyeshëm
-
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë
-
Osmani falënderon Trumpin: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane
-
Trump-Osmanit: Faleminderit shumë, punë të shkëlqyer jeni duke bërë edhe ju
-
Osmani udhëton në SHBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes