Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën në Washington. Udhëheqësit janë koordinuar për qëndrimet dhe përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Sipas njoftimit, Osmani e Rama diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, “aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë”.
“Presidentja Osmani theksoi se ky takim shërben për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, thuhet në njoftim.
Osmani ka zhvilluar edhe disa takime të tjera në margjina të samitit për 75-vjetorin e NATO-s.
-
Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO
-
Osmani e Rama diskutojnë për bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes
-
Osmani – kreut të Asamblesë së NATO-s: Kosova synon anëtarësimin e plotë
-
Osmani takon Rutten, riafirmon gatishmërinë për koordinim në mbrojtje të paqes e sigurisë në Kosovë
-
Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike