Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ku folën për rëndësinë që procesi zgjedhor të jetë i drejtë, transparent dhe i bazuar në Kushtetutë.
Presidenca bëri të ditur në Facebook se Radoniqi e ka njoftuar Osmanin për përgatitjet në KQZ “në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Në funksion të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi për të diskutuar rreth përgatitjeve për procesin zgjedhor për zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në ketë takim, mes tjerash Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që procesi zgjedhor të jetë një proces i drejtë, transparent, me integritet, dhe i bazuar në Kushtetutë dhe ligj. Z. Radoniqi e njoftoi Presidenten për përgatitjet që KQZ-ja po bën lidhur me administrimin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e votës, në një proces zgjedhor të ligjshëm dhe transparent”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
-
Osmani i kërkon Radoniqit mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor nga ndërhyrjet e Serbisë
-
Radoniqi: Votimi filloi me kohë - s’ka ndryshim në rregullat për qytetarët që s’dinë shkrim-lexim
-
KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve
-
Osmani e përfundon mandatin si presidente
-
Betohen 9 anëtarë të KQZ-së