---
description: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ku folën për rëndësinë që proce
title: Osmani e Radoniqi diskutojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/14/e0d0a6ab-22c9-4fc5-88ed-de6ae429875d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Osmani e Radoniqi diskutojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit

![Vjosa Osmani dhe Kreshnik Radoniqi](https://resources.koha.net/images/2024/November/14/e0d0a6ab-22c9-4fc5-88ed-de6ae429875d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 14 nëntor 2024 17:10
- Shpërndaje në:

- 14 nëntor 2024 17:10
- Shpërndaje në:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ku folën për rëndësinë që procesi zgjedhor të jetë i drejtë, transparent dhe i bazuar në Kushtetutë.

[**Presidenca bëri të ditur në Facebook**](https://www.facebook.com/PresidencaRKS/posts/pfbid0CxwiYUJ1LRq5xbLAJWZXp87EUUqdLGmo4So1WW3X46pJDGGibJy7KSR7GEzJ1Ppbl) se Radoniqi e ka njoftuar Osmanin për përgatitjet në KQZ “në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës.

“Në funksion të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi për të diskutuar rreth përgatitjeve për procesin zgjedhor për zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në ketë takim, mes tjerash Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që procesi zgjedhor të jetë një proces i drejtë, transparent, me integritet, dhe i bazuar në Kushtetutë dhe ligj. Z. Radoniqi e njoftoi Presidenten për përgatitjet që KQZ-ja po bën lidhur me administrimin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e votës, në një proces zgjedhor të ligjshëm dhe transparent”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

[**Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një ditë më parë listën e qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare.**](https://www.koha.net/arberi/kqz-ja-publikon-listen-e-qendrave-te-votimit-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit)

[#vjosa osmani](https://www.koha.net/tag/vjosa-osmani) [#KRESHNIK RADONIQI](https://www.koha.net/tag/kreshnik-radoniqi) [#Zgjedhjet 2025](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet-2025) [#zgjedhjet e 9 shkurtit](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet-e-9-shkurtit) [#zgjedhjet parlamentare](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet-parlamentare)

Artikuj të ngjashëm

- [![Osmani flet me kryesuesin e KQZ-së për përgatitjet lidhur me datën e zgjedhjeve](https://resources.koha.net/images/2024/August/13/c8ac4136-fd3e-4757-93d9-2722e42041f0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 gus 2024 Osmani flet me kryesuesin e KQZ-së për përgatitjet lidhur me datën e zgjedhjeve](https://www.koha.net/arberi/osmani-flet-me-kryesuesin-e-kqz-se-per-pergatitjet-lidhur-me-daten-e-zgjedhjeve)
- [![Osmani i kërkon Radoniqit mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor nga ndërhyrjet e Serbisë](https://resources.koha.net/images/2025/October/09/c72eea40-2f5b-4504-aebd-07774e82b331.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 9 tet 2025 Osmani i kërkon Radoniqit mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor nga ndërhyrjet e Serbisë](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/osmani-i-kerkon-radoniqit-mbrojtjen-e-integritetit-te-procesit-zgjedhor-nga-nderhyrjet-e-serbise)
- [![KQZ-ja në pritje të raportit përfundimtar të organeve të sigurisë për problemet me uebfaqen](https://resources.koha.net/images/2025/February/13/0ba1875e-2bd0-4f88-aa87-ac477a5a816b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 shk 2025 KQZ-ja në pritje të raportit përfundimtar të organeve të sigurisë për problemet me uebfaqen](https://www.koha.net/arberi/kqz-ja-ne-pritje-te-raportit-perfundimtar-te-organeve-te-sigurise-per-problemet-me-uebfaqen)
- [![KQZ-ja po pret raportin e institucioneve të sigurisë për problemet me uebfaqen](https://resources.koha.net/images/2025/February/13/ee5e24dd-fc5c-4f4e-822f-9bfe32b432ec.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 shk 2025 KQZ-ja po pret raportin e institucioneve të sigurisë për problemet me uebfaqen](https://www.koha.net/arberi/kqz-ja-po-pret-raportin-e-institucioneve-te-sigurise-per-problemet-me-uebfaqen)
- [![Presidentja kërkon që të numërohet saktë çdo votë](https://resources.koha.net/images/2025/February/09/f2291214-f4fc-42d8-b9f2-4b8c9fa918c3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 shk 2025 Presidentja kërkon që të numërohet saktë çdo votë](https://www.koha.net/arberi/presidentja-kerkon-qe-te-numerohet-sakte-cdo-vote)

[Kronikë.]() [Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-albert-sylaj-i-dyshuari-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Vrasja e Zekajt, Sijarina: Komisioni hetimor strategji e Qeverisë për të blerë kohë](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-zekajt-sijarina-komisioni-hetimor-strategji-e-qeverise-per-te-blere-kohe)

[Futboll.]() [Sabitzer ia siguron Dortmundit fitoren](https://www.koha.net/futboll/sabitzer-ia-siguron-dortmundit-fitoren)

[Futboll.]() [Kolni kalon tutje, El Mala shkëlqen me dy gola](https://www.koha.net/futboll/kolni-kalon-tutje-el-mala-shkelqen-me-dy-gola)

[Futboll.]() [Como vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/como-vazhdon-me-fitore)

[Futboll.]() [Roma kthehet te fitorja](https://www.koha.net/futboll/roma-kthehet-te-fitorja)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Osmani e Radoniqi diskutojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/osmani-e-radoniqi-diskutojne-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit","datePublished":"2024-11-14T17:10:01+01:00","dateModified":"2026-07-11T04:50:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":229,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ku folën për rëndësinë që proce","url":"https://www.koha.net/arberi/osmani-e-radoniqi-diskutojne-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit","keywords":"vjosa osmani, KRESHNIK RADONIQI, Zgjedhjet 2025, zgjedhjet e 9 shkurtit, zgjedhjet parlamentare","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/14/e0d0a6ab-22c9-4fc5-88ed-de6ae429875d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
