Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të martën kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, thuhet se në këtë takim është diskutuar për përgatitjet dhe konsultimet që po bëhen lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
“Kryesuesi i KQZ-së, e njoftoi Presidenten Osmani lidhur me çështjet që sipas KQZ-së është me rëndësi të merren parasysh gjatë vlerësimeve rreth caktimit të datës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se temë diskutimi qe edhe votimi nga mërgata dhe hapat që duhet të ndërmerren që kjo e drejtë të realizohet siç është përcaktuar në ligjin e ri.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani e Radoniqi diskutojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Osmani sot i takon përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve
-
KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve
-
Kontestimi i emrave nga presidentja mund ta zvarrisë plotësimin e KQZ-së brenda afateve ligjore
-
Nis takimi i presidentes me krerët e partive politike, s'merr pjesë VV-ja