Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë falënderuar Turqinë për mbështetjen në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.
Siç kanë njoftuar Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit pas takimeve me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, Osmani dhe Kurti kanë shprehur përkushtim për thellim të raporteve.
“Në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces. Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është thënë se Kurti dhe Fidani kanë diskutuar për bashkëpunimin në ekonomi, siguri, mbrojtje dhe integrime euroatlantike.
“Mirënjohës për vizitën dhe bashkëpunimin e afërt të tij, kryeministri i shprehu falënderim të veçantë ministrit Fidan për partneritetin në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, për rolin kontribuues të Turqisë për paqe në Kosovë dhe rajon përmes misionit të NATO-s, KFOR dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të saj në aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

-
Osmani takon kryediplomatin turk: Diskutuam partneritetin e fortë mes Kosovës e Turqisë
-
Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes
-
Osmani: Turqia mbetet partnere strategjike
-
Kryediplomati turk pritet nga Osmani e Kurti
-
Kurti diskuton mundësinë e prodhimit të municioneve me Agjencinë e Industrisë së Mbrojtjes turke