Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, pas së cilit ka theksuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes thuhet se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë.
“Gjatë takimit, Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Osmani ka kërkuar vazhdim të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
-
Osmani e ambasadori turk flasin për ushtrinë e futbollin
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Rohde
-
Osmani takon kryediplomatin turk: Diskutuam partneritetin e fortë mes Kosovës e Turqisë
-
Osmani për Erdoganin: I qëndroi Kosovës pranë gjithmonë