Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes, thuhet se Osmani dhe Musar kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë.
Tutje thuhet se Osmani e ka falënderuar presidenten sllovene për kontributin e trupave të këtij vendi në kuadër të KFOR-it.
“Sllovenia mbetet një nga aleatët dhe miqtë tanë më të ngushtë. Diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përkushtimin tonë për integrimin euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. I shpreha mirënjohjen për kontributin e trupave sllovene në kuadër të KFOR-it, të cilët Presidentja Musar i vizitoi mbrëmë me rastin e festave të fundvitit”, thuhet në njoftim.
-
Presidentja e Sllovenisë sot e nesër në Kosovë
-
Osmani takon presidenten e Sllovenisë, ajo i ofron mbështetje për anëtarësim në KiE
-
Osmani kongresistëve amerikanë: Serbia ende po i përkrah terroristët që kryen agresionin në Banjskë
-
Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Osmani udhëton në Slloveni, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s