Policia e Kosovës ka njoftuar se organizatat terroriste “Severna Brigada” përmes rrjeteve sociale ka kanosur me jetë zyrtarët komunalë në Zubin-Potok.
Në raportin e Policisë rasti është cilësuar si “kryerje e veprës penale terroriste”, por nuk janë dhënë detaje lidhur me rastin, që sipas policisë ka ndodhur më 28 korrik.
“Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në raportin policor.
Rasti thuhet se është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.
Në qershor të vitit 2023 Qeveria e Kosovës i ka shpallur terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) që veprojnë në veri të vendit.
-
Kurti: Kërcënimi i “Brigadës së Veriut”, dëshmi se s’kanë vend në Kosovë
-
Kanosja ndaj ministrit në detyrë Sveçla, sekuestrohen 4 armë në Zubin-Potok
-
Policia: Kërcënimi ndaj Kurtit erdhi nga Serbia
-
Gruaja në Mitrovicë të Veriut kërcënohet përmes telefonit, nis hetimi ndaj shtetasit serb
-
Dy persona në veri ankohen për presion për votë