Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë kryer dy bastisjes në Zubin-Potok, pas pranimit të një rasti të kanosjes ndaj ministrit në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Policia ka thënë se i dyshuari për kanosje është shtetas kosovar i nacionalitetit serb.
Në njërin lokacion janë gjetur dhe sekuestruar tri armë e në një tjetër një armë. Dy nga armët ishin me leje. I dyshuari gjendet jashtë vendit.
“Kanosja dyshohet se është kryer nga një i dyshuar mashkull kosovar i nacionalitetit serb, andaj pas veprimeve hetimore, sot janë kryer bastisje në dy lokacione të komunës së Zubin-Potokut, ku janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme. Në njërin lokacion janë hasur tri armë, përderisa në lokacionin e dytë një armë. Dy nga këto armë kanë qenë me leje dhe dy tjera pa leje. Personi i dyshuar i cili ka kryer kanosjen dyshohet se gjendet jashtë vendit, Armët janë sekuestruar nga njësitet relevante policore, përderisa rasti vazhdon të hetohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Bastisen gjashtë lokacione në Zubin-Potok, sekuestrohet armatim i llojeve të ndryshme
-
Arrestohet një person pasi kishte kanosur Sveçlën përmes rrjeteve sociale
-
Sveçla: Kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë janë me direktiva të Serbisë
-
Arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit
-
Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë