Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Kërcënimi i “Brigadës së Veriut”, dëshmi se s’kanë vend në Kosovë

Albin Kurti

Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimi i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut) ndaj tij është dëshmi e re se pjesëtarët e saj s’kanë vend në Kosovë.

“Ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re se janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigada Veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd”, tha Kurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët gjatë ditës organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhej: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Policia: Kërcënimi ndaj Kurtit erdhi nga Serbia

1 muaj më parë / 8 maj 2026 21:56
Albin Kurti

Photo: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar origjinën e kërcënimit të publikuar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se postimi është bërë nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës.

Sipas njoftimit në Facebook të premten në mbrëmje, Policia ka thënë se menjëherë pasi pranoi informacionin për kërcënim ndaj Kurtit nga një profil “Severna Brigada” (Brigada e Veriut), organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës, hetimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Autoritetet kanë bërë të ditur se kërcënimi është publikuar përmes llogarisë së Facebookut “facebook.com/severna.brigada.2025”, ndërsa nga hetimet është konstatuar se postimi është realizuar nga Serbia.

“Me këtë rast janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas autoriteteve, analizat e kryera nga njësitë kompetente kanë siguruar edhe të dhëna shtesë që pritet të ndihmojnë në hetimet e mëtejshme lidhur me rastin.

Njoftimi i Policisë