Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar origjinën e kërcënimit të publikuar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se postimi është bërë nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës.
Sipas njoftimit në Facebook të premten në mbrëmje, Policia ka thënë se menjëherë pasi pranoi informacionin për kërcënim ndaj Kurtit nga një profil “Severna Brigada” (Brigada e Veriut), organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës, hetimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Autoritetet kanë bërë të ditur se kërcënimi është publikuar përmes llogarisë së Facebookut “facebook.com/severna.brigada.2025”, ndërsa nga hetimet është konstatuar se postimi është realizuar nga Serbia.
“Me këtë rast janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas autoriteteve, analizat e kryera nga njësitë kompetente kanë siguruar edhe të dhëna shtesë që pritet të ndihmojnë në hetimet e mëtejshme lidhur me rastin.

Kurti: Kërcënimi i “Brigadës së Veriut”, dëshmi se s’kanë vend në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimi i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e...-
Kurti: Kërcënimi i “Brigadës së Veriut”, dëshmi se s’kanë vend në Kosovë
-
Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri
-
Kurti e quan sulm hibrid të Serbisë kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit
-
Kurti: Veriu që ishte një nga lokacionet më proruse, tashmë është stabilizuar
-
Organizata terroriste “Severna Brigada” kanos me jetë zyrtarët institucionalë në Zubin-Potok