Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një dru bie mbi vetura në qendër të Prishtinës

Një dru ka rënë mbi disa vetura në rrugën “Sylejman Vokshi” në qendër të Prishtinës, të martën në mbrëmje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësia e zjarrfikësve po bën largimin e trungut.

Rrëzimi i këtij druri ka shkaktuar dëme materiale.