Të premten zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, mori pjesë në fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Babush - Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, në Ferizaj.
Kadriu tha se asfaltimi i kësaj rruge u jep fund pritjeve të banorëve të këtij lokaliteti, që janë shkaktuar si rezultat i procedurave të OSHP-së, transmeton Koha.net.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, duke e falënderuar ministrinë dhe angazhimin e deputetëve për realizimin e kësaj rruge me rëndësi për banorët, i falënderoi qytetarët që gravitojnë këtë rrugë për durimin dhe mirëkuptimin e treguar.
Rruga Babush - Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj, është e gjatë 9.7 kilometra, ndërsa vlera e investimit është mbi 1.8 milion euro.