Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, të premten mori pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Bukosh-Prilluzhë, investim i MIT-së.
Asfaltimin e kësaj rruge Kadriu e cilësoi shumë të rëndësishme, pasi ua mundëson qarkullimin tri komunave Obiliq, Vushtrri dhe Mitrovicë, si dhe lidh 17 fshatra mes vete.
Me gjatësi mbi dymbëdhjetë kilometra, asfaltimi i rrugës Bukosh-Prilluzhë ka kosto afër dy milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 150 ditë pune të parapara sipas planit dinamik.
MIT tanimë është në fazën e asfaltimit të rrugëve të cilat u mundësojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës infrastrukturë moderne, dhe gjatë muajve në vazhdim, pritet të fillojë edhe asfaltimi i shumë projekteve të tjera.

-
Asfaltohet rruga Obiliq-Plemetin-Prilluzhë
-
Nis asfaltimi i një rruge që lidhë disa fshatra në Ferizaj
-
Afër dy milionë euro për asfaltimin e rrugës që lidhë 5 fshatra të Ferizajt
-
Me 1 milion euro do të shtrohen 16 kilometra asfalt në rrugën Gurrakoc - Klinë
-
MI-ja me afat të ri për asfaltimin e një pjese të rrugës në dalje të Prishtinës