Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisin punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë të infrastrukturës, Arban Abrashi kanë inspektuar nisjen e punimeve në zgjerimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”.

Projekti financohet nga Banka Botërore për Ndërtim dhe Zhvillim dhe ka koston mbi 13 milionë euro me gjatësi 5.7 kilometra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoti tha që ky projekt ka shumë rëndësi dhe krijon qasje më të mirë me komunat përreth. Tutje ai tha që kjo rrugë do të ndikojë në akomodim të mirë të nevojave të bizneseve.

“Po rritet prezenca e projekteve nga BE-ja përmes investimeve me BERZh-in”, tha Hoti.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se ky projekt lehtëson punën e bizneseve në këtë anë.

“Ky projekt i bukur për Ferizajn po e zbukuron pamjen e Ferizajt dhe po e lehtëson punën e bizneseve”, u shpreh Abrashi.

Kryetari i komunës se Ferizajt Agim Aliu tha që pas shumë vjetësh po fillojnë një projekt të rrallë, raporton EO.

“Padyshim që është një ndër projektet me moderne dhe që ka të bëjë me komunitetin e bizneseve”, ka thënë ai.

Sipas tij, tashmë Ferizajt mund të cilësohet si kryeqendër e zhvillimit ekonomik.

Shefi i BERZh-it, Neyl Taylor ka garantuar mbështetje edhe për projekte e tjera./EO