Rregullimi i infrastrukturës rrugore po jep rezultate direkte në zhvillimin ekonomik të Ferizajt.
Një gjë e tillë vërtetohet edhe përmes projektit në zbatim për asfaltimin e rrugës "Shabi Lipovica" në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, e cila si një arterie kyçe për banorët e bizneset e kësaj ane, pritet të krijoj komunikimin më të lehtë mes kësaj zone në afërsi të qytetit dhe rrugëve magjistrale që kryqëzojnë këtë lokalitet.
Për të ndjekur punimet në këtë projekt, doli drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyçi, bashkë me mbikëqyrës e zyrtarë nga niveli lokal dhe Ministria e Infrastrukturës.
Ai tha se kjo rrugë paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme për banorët dhe bizneset në këtë zonë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe kushtet e zhvillimit të veprimtarisë biznesore.
"Është një projekt në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, që ndikon në rritjen e cilësisë së banorëve të kësaj zone, pasi deri më tash ka qenë shumë i vështirë qarkullimi në këtë zonë dhe ky projekt po ndikon direkt, përveç cilësisë së jetës së banorëve edhe në bizneset dhe normalisht pas përfundimit të asfaltimit, qarkullimi përmes kësaj rruge do të jetë më i lehtë”, tha ai.
Projekti për asfaltimin e rrugës "Shabi Lipovica" në fshatin Talinoc kap vlerën rreth 850 mijë euro, me gjatësi 3 kilometra, teksa një pjesë e segmentit ku është e banuar dhe ka shtrirje të biznesit ,do të ketë edhe trotuar.
-
Anulimi i memorandumit nga MI-ja lë të paasfaltuar 10 km rrugë
-
Asfaltohet rreth 1 kilometër rrugë në Sojevë të Ferizajt
-
Nis asfaltimi i një rruge që lidhë disa fshatra në Ferizaj
-
Afër dy milionë euro për asfaltimin e rrugës që lidhë 5 fshatra të Ferizajt
-
Marrëveshja e tretë për financimin e rrugës së nisur në vitin 2009