Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale M.D. nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në protestat e mbajtura në maj të 2023-s në Zveçan.
M.D. akuzohet për “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.
“Pas sigurimit dhe analizimit të provave personale dhe materiale, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri M.D, më 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale”, thuhet në njoftim të kësaj prokurorie për ngritjen e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Dhuna në Zveçan pati shpërthyer pasi serbë lokalë kundërshtuan me protestë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Si pasojë e dhunës që pasoi, të plagosur mbetën 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve rëndë.
Edhe
Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës
Në KFOR më herët kanë thënë se sulmi ndaj ushtarëve të tij është kryer pa asnjë provokim dhe se ka qenë “plotësisht i papranueshëm”.
Për ngjarjen në Zveçan, Kosova e fajësoi Serbinë, duke thënë se trazirat u kryen nga grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
-
Aktakuzë të dyshuarit që sulmoi KFOR-in e Policinë në protestat e 2023-s në veri
-
Arrestohet një serb që mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan
-
Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan
-
Aktakuzë ndaj Ljubisha Milkoviqit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan