M.D. i nacionalitetit serb është arrestuar të premten nga Policia pasi dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në maj të vitit 2023 në Zveçan.
Prokuroria Speciale ka njoftuar të premten pasdite për të arrestuarin, pa dhënë detaje për rastin apo etninë. Megjithatë, avokati i tij, ka konfirmuar për “Kossev” se bëhet fjalë për trazirat e Zveçanit.
Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
M.D. është ndaluar për 48 orë.
Dhuna në Zveçan kishte shpërthyer pasi serbët lokalë patën kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Si pasojë e dhunës kishin mbetur të plagosur 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë.
Edhe
Arrestohet edhe një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në vitin 2023
KFOR-i ka thënë më herët se sulmi ndaj ushtarëve të tij ishte kryer “pa asnjë provokim” dhe se ishte “plotësisht i papranueshëm”.
Kosova ka fajësuar Serbinë për ngjarjet në Zveçan, duke thënë se ato janë kryer nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
-
Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës
-
Arrestohet një i dyshuar për sulmin e 2023-s ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për sulmet ndaj Policisë dhe KFOR-it në Zveçan
-
Arrestohet një i dyshuar lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan