Bashkimi Evropian i ka kthyer sot përgjigje KOHËS në pyetjet e javës së kaluar rreth paralajmërimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër dhe deklaratës paraprake të zëdhënëses së BE-së Anitta Hipper, e cila duke mos komentuar drejtpërdrejtë idenë e këtyre paralajmërimeve, ka thënë se ato nuk çojnë në normalizim dhe se çdo gjë duhet të shkojë përmes dialogut.
BE-ja nuk është përgjigjur konkretisht nëse kjo nënkupton që edhe çështja e rrjedhës së Ibrit duhet të shkojë përmes dialogut por vetëm ka thënë se “deklaratat” dhe “veprimet” që nuk e mbështesin normalizimin duhet të shmangen.
“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut. Deklaratat, përfshirë ato lidhur me ndryshimet e mundshme të rrjedhës së lumit, si dhe veprimet që nuk e mbështesin këtë objektiv të normalizimit, duhet të shmangen. Gjithashtu, rikujtojmë se përparimi në Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që secila palë të mund të përparojë në rrugën e saj evropiane”, thuhet në përgjigje.
Megjithatë BE-ja ndonëse nuk është pyetur, paralelisht ka komentuar edhe çështjen e rrënimit të vilave pa leje në Ujman.
“Sa i përket situatës në liqenin e Gazivodës/Ujmanit, ne tashmë kemi shprehur shqetësimet tona lidhur me prishjet e fundit. Çdo masë zbatuese e pakthyeshme duhet të respektojë procedurën e rregullt ligjore. Personave të prekur duhet t’u jepet një mundësi efektive për të kërkuar mbrojtje ligjore dhe, kur është e zbatueshme, mbrojtje të përkohshme gjyqësore përpara se masa të zbatohet” thuhet në përgjigjen e këtij zëdhënësi.
Në korrik ka nisur aksioni për rrënimin e disa objekteve të ngritura ilegalisht, në zonën e Liqenit të Ujmanit, që ndodhet në veriun e banuar kryesisht me serbë.
Edhe
Komisioni Evropian për deklaratën rreth ndryshimit të rrjedhës së Ibrit: Nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi
Veprimi është marrë me kërkesë të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, në pronën e së cilës u ngritën objektet.
Në veri, ku është zhvilluar aksioni, veprojnë struktura ilegale të Serbisë. Disa pronarë të vilave kanë thënë se parcelat i kishin marrë në shfrytëzim nga ndërmarrja publike serbe “Serbija Shume” dhe se për to kishin paguar qira. Por, në “Ibër-Lepenc” kanë thënë se toka është pronë publike e Kosovës, nën administrimin e saj dhe se për të nuk mund të vendosë asnjë ndërmarrje serbe.
-
BE-ja përsërit thirrjen për ndalimin e rrënimeve në veri deri në përfundim të procedurave gjyqësore
-
Ndërkombëtarët “të shqetësuar” për rrënimin e vilave ilegale në brigjet e Ujmanit
-
BE-ja kërkon ndërprerjen e rrënimit të vilave në Ujman
-
S’ka datë për hapjen e urës mbi Ibër, BE-ja përsërit kërkesën për koordinim Qeveri-komuna