KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Од планот Ибри до вилите во Ујман, ЕУ повикува на избегнување на „неповратни“ дејствија

Европска унија

Autore: Egzona Mema

Bashkimi Evropian ka konsideruar se deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se do të shqyrtojë ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër duhet të shmangën. Tutje ka shprehur shqetësime edhe për rrënimin e vilave në Ujman, për të cilat, institucionet vendore kanë deklaruar se janë të ndërtuara jashtëligjshëm.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut. Deklaratat, përfshirë ato lidhur me ndryshimet e mundshme të rrjedhës së lumit, si dhe veprimet që nuk e mbështesin këtë objektiv të normalizimit, duhet të shmangen. Gjithashtu, rikujtojmë se përparimi në Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që secila palë të mund të përparojë në rrugën e saj evropiane”, thuhet  në përgjigje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të formohet grupi i ekspertëve që do ta shqyrtojë ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Vuçiq ka thënë se “ekziston dokumentacion paraprak i projektit që lidhet me një kërkesë të mëhershme për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariqit". 

Tutje ky zëdhënës ka shprehur shqetësim edhe për rrënimin e vilave në Liqenin e Ujmanit, anipse sipas institucioneve vendore ato ishin të ndërtuara ilegalisht.

“Sa i përket situatës në liqenin e Gazivodës/Ujmanit, ne tashmë kemi shprehur shqetësimet tona lidhur me prishjet e fundit. Çdo masë zbatuese e pakthyeshme duhet të respektojë procedurën e rregullt ligjore. Personave të prekur duhet t’u jepet një mundësi efektive për të kërkuar mbrojtje ligjore dhe, kur është e zbatueshme, mbrojtje të përkohshme gjyqësore përpara se masa të zbatohet” thuhet në përgjigjen e këtij zëdhënësi.

исто така Како Косово влезе во авантурата на „размена“ на територии? Арбери Како Косово влезе во авантурата на „размена“ на територии?

Më 21 korrik autoritetet patën nisur aksionin për rrënimin e 11 vilave të ngritura ilegalisht, në zonën e Liqenit të Ujmanit, që ndodhet në veriun e banuar kryesisht me serbë.

Veprimi është marrë me kërkesë të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, në pronën e së cilës u ngritën objektet.

Në veri, ku është zhvilluar aksioni, veprojnë struktura ilegale të Serbisë. Disa pronarë të vilave kanë thënë se parcelat i kishin marrë në shfrytëzim nga ndërmarrja publike serbe “Serbija Shume” dhe se për to kishin paguar qira. Por, në “Ibër-Lepenc” kanë thënë se toka është pronë publike e Kosovës, nën administrimin e saj dhe se për të nuk mund të vendosë asnjë ndërmarrje serbe.