Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe për Afrikë – “Defender Europe 25”.
Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, ky ushtrim do të mbahet nga 26 maji deri më 9 qershor.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”, thuhet në komunikatë.
Tek ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën gjatë të cilës do të zhvillohet ushtrimi, Ministria ka thënë se FSK-ja përmes ushtrimit do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë SHBA-në, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
-
Stërvitja shumëkombëshe e afron Kosovën me NATO-n, thonë ekspertët
-
Nis “Defender Europe 2025”, Kosova mikpritëse e mijëra ushtarëve nga gati 30 vende
-
Kosova mikpritëse e mijëra ushtarëve nga gati 30 vende
-
“Defender Europe 25” nis të dielën, stërvitje ushtarake në Shqipëri e Kosovë
-
Maqedonci: Kosova mikpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe25/Immediate Response”