Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga 1 janari pagesën e mbeturinave e inkason “Pastrimi”

Pastrimi

Duke nisur nga 1 janari i vitit 2025, pagesa e mbeturinave në Komunën e Prishtinës do të inkasohet nga Kompania Rajonale e Mbeturinave, “Pastrimi”.

Komuna e Prishtinës të premten ka njoftuar se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të hyjë në fuqi Rregullorja e re dhe në të parashihet që “Pastrimit” të inkasojë pagesat e mbeturinave. Deri tash, pagesat janë mbledhur nga Komuna.

“Me hyrjen në fuqi të rregullores së re, synojmë të përmirësojmë shërbimet dhe lehtësitë në kuptim edhe të dorëzimit të faturave për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Komuna gjithashtu ka paralajmëruar se së shpejti pritet të lansojë një aplikacion për pagesa online.

Ku mund të bëhen pagesat?

Edhe Komuna e Prishtinës: Pagesat për bërllokun duhet të bëhen në Komunë Arbëri Komuna e Prishtinës: Pagesat për bërllokun duhet të bëhen në Komunë

Pagesat mund të bëhen direkt tek inkasantët tanë apo në zyret/ arkat zyrtare të KRM “Pastrimi” Sh.A. Lokacionet e portoarkave i gjeni në:

- Rruga “Ilaz Kodra”, Dardani

- Rruga “Zija Shemsiu”, Upianë

- Rruga “Gazmend Zajmi” (Xhambazet)

- Te Komuna e vjetër e Prishtinës (Plepat)

- Rruga “Tringë Smajli” afër Swiss Diamond, Qendër

- Rruga “Nazim Gafurri”, Taukbahqe

- Rruga “Ali Vitia”, Kalabri (Emshir)

Edhe KRM “Pastrimi”: 1 prilli - afati i fundit i pagesës së faturave për mbeturina Arbëri KRM “Pastrimi”: 1 prilli - afati i fundit i pagesës së faturave për mbeturina

- Rruga “Muharrem Fejza”, Matiçan

- Rruga “Bajram Bahtiri”, (Hani i Dilit)