Autoritetet lokale të Suharekës, Prizrenit dhe Mamushës kanë dalë me vlerësimet fillestare për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit.
Dëmet në Suharekë nga organet komunale vlerësohet të jenë rreth 6.6 milionë euro, derisa në Mamushë kjo shifër arrin në 2.5 milionë euro. Ndërsa Drejtoria e Bujqësisë e Prizrenit ka vlerësuar se në fshatrat: Medvec, Landovicë e Piranë, dëmet në kulturat bujqësore janë 130 mijë euro. Por dallimi është se në Landovicë dëmet në vreshta janë shkaktuar nga breshëri, në vlerë prej 30 mijë eurosh, transmeton koha.net.
Me qëllim të vlerësimit të dëmeve në Komunën e Mamushës, ky vendbanim me shumicë turke është vizituar të premten nga zëvendësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi.
Kryetari i Mamushës, Abdylhadi Krasniq, ka bërë të ditur se me zv.ministrin është diskutuar për kompensimin e dëmeve, për të cilën gjë Krasniq pak ditë më parë ka marrë edhe premtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Zvarritet kompensimi i dëmeve nga vërshimet në Mamushë
-
Mbi 5.7 milionë euro dëme nga vërshimet e janarit
-
Qytetarët në pritje për kompensim, për dëmet nga përmbytjet
-
Përmbytjet nga vërshimet e fillimvitit shkaktuan dëme rreth 8 milionë euro
-
5 mln euro vlera e dëmeve nga vërshimet, komunat i kërkojnë nivelit qendror alokim të mjeteve