Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Vushtrri protesta për Projektligjin për Pagat

Projektligji për pagat po kundërshtohet edhe nga shërbyesit civilë të Komunës së Vushtrrisë.

Duke e quajtur diskriminues këtë projektligj, këta punëtorë, bashku me Sindikatën e Shërbyesve Civilë në Vushtrri, kanë protestuar për rreth një orë para objektit të Komunës në këtë qytet.

Ata kërkojnë ngritje të koeficienteve për shërbyesit civilë të komunave.

Edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se i mbështetë ata pasi janë të diskriminuar për sa i përket koeficientit për pagat.

Për Projektligjin për Pagat ka pasur reagime të shumta. Sindikata e Arsimit pati paralajmëruar grevë në rast se ky projektligj kalon ashtu siç është propozuar. Ata konsiderojnë se koeficienti për mësimdhënësit është nënçmues për të punësuarit në sektorin e arsimit.

Edhe Shërbyesit civilë në Vushtrri me protestë kundërshtojnë projektligjin për pagat Arbëri Shërbyesit civilë në Vushtrri me protestë kundërshtojnë projektligjin për pagat

Të pakënaqur me koeficientin janë shprehur edhe punëtoret në sistemin e drejtësisë.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se Ligji për Pagat në Sektorin Publik paraqet ndërhyrje në drejtësi, krijon pasiguri juridike dhe krijon konglomerat në sistemin e pagave në sektorin publik.