Renditja dhe koeficienti i pagesës në Projektligjin për paga kanë ngjallur pakënaqësi të shumta tek sindikata të ndryshme të sektorit publik.
Ky projektligj, i cili pritet që të aprovohet në Qeveri brenda kësaj jave, pas përmbylljes së diskutimeve publike, parasheh njerëzit e politikës përfituesit më të mëdhenj apo pesëfishë më shumë sesa mësimdhënësit, shkruan sot Koha Ditore.
Përveç mësimdhënësve, të pakënaqur me këtë projektligj janë shprehur edhe Sindikata e shëndetësisë, Inspektorati Policor, zyrtarët doganorë, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Komisioni Qendror Zgjedhor, Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Shoqata Sindikale e Kontrolloreve të Trafikut ajror të Kosovës.
Dy të fundit kanë kërkuar që të mos përfshihen fare në këtë projektligj, pasi siç kanë thënë pagat e tyre nuk sigurohen nga buxheti i Kosovës, por nga të hyrat që sigurohen nga këto dy ndërmarrje.
Megjithatë ky projektligj edhe pas miratimit në Kuvend do t’i duhen së paku 6 muaj që të hyjë në fuqi. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Miratohet në parim Projektligji për paga
-
Sindikalistët e arsimit kërkojnë rritje të koeficienteve për mësimdhënësit
-
Publikohen koeficientet në projektligjin për paga, del në konsultim publik
-
Shërbimi Korrektues kundër Projektligjit për paga, kërcënon me veprim sindikal
-
Këshillat e Prindërve pritet të protestojnë kundër grevës së SBASHK-ut